Ekstradohet drejt Italisë “mbreti” shqiptar i drogës(detajet, foto)

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun. Ai u arrestua në 30 janar të vitit 2019 në Tiranë dhe tashmë është në duart e drejtësisë italiane.

Petoku ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.

“Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë” shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa në Itali janë arrestuar Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, malazezi Tomislav Pavloviç e Salvatore Casamonica, ky i fundit kishte rolin e drejtuesit të grupit mafioz që vepronte në Romë. Hetimet zbardhën se Casamonica, nga qelia mbante kontakte me trafikantë në Amerikën Latine. Shqiptari Dorian Petoku dhe malazezi Tomislav Pavloviç kishin për detyrë të ndërmjetësonin çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe kurruptimin e punonjësve të doganave.