Ekonomia FAMILJARE në Shqipëri më e varfra në Evropë! (LISTA)

Kostoja e jetesës po rritet, çmimet po rriten vazhdimisht dhe shumë familje po e kontrollojnë çdo qindarkë.

Një tregues i dobishëm i të ardhurave familjare është “të ardhurat neto mesatare të ekuivalentuara”.

‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Kush është ERVIS LAMI tmerri i bizneseve dhe LISTA e krimeve për të cilat dyshohet!

Ky tregues i referohet të ardhurave tipike për person, të rregulluara për madhësinë e familjes dhe pas taksave.

Sipas të dhënave për vitin 2024, të ardhurat mesatare ekuivalente në 34 vende evropiane variojnë nga 3,075 € në Shqipëri në 50,799 € në Luksemburg.

STATISTIKAT/ Ekonomia FAMILJARE në Shqipëri më e varfra në

Brenda Bashkimit Evropian, Bullgaria ka të ardhurat mesatare ekuivalente më të ulëta – 7,811 €, ndërsa mesatarja e BE-së është 21,582 €.

Në krye të listës, përveç Luksemburgut, janë Zvicra dhe Norvegjia, të ndjekura nga Danimarka, Austria, Irlanda, Holanda dhe Belgjika, të gjitha me të ardhura në rangun e 30,000 deri në 35,000 euro. Finlanda, Gjermania, Suedia dhe Franca janë gjithashtu mbi mesataren e BE-së.