Egla në një lidhje me një burrë të martuar?! / Ilnisa ‘ndez’ rrjetin me pyetjen për banoren!

Loja “e vërtetë apo sfidë” ka sjellë mjaft situata të qeshura (si rrallëherë) në BBV, por nuk kanë munguar as pyetjet ‘pikante’ dhe tendencioze.

E tillë ishte edhe pyetje e Ilnisës për Eglën, e cila duket se i ka treguar banores për një raport që ka jashtë, sipas asaj që Ilnisa shprehu.

Jo vetëm kaq, por Ilnisa e çoi edhe më tej pyetjen duke aluduar për një raport të mundshëm të Eglës me një burrë të martuar.

“A je në një lidhje me një burrë të martuar?” – ishte pyetja e Ilnisës për Eglën, ku mori një ‘jo’ kategorike si përgjigje.