Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani në garë për Bashkinë e Tiranës.
Kryedemokrati iu shmang pyetjes duke thënë se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojnë me partitë e tjera, për një kandidat të përbashkët të opozitës.
EMRAT/ Vr*sja MAKABRE e Klevis Lleshit, arrestohen dy persona! (Në kërkim pronari i ‘Monopol’ në Tiranë)
Në këtë detyrë janë ngarkuar Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.
“Kam ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojë me partitë e tjera për emrat. Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti, të cilët do negociojnë me partitë e tjera. Nuk më shkon që të dërgoj për të negociuar dhe nga ana tjetër të them emra. Pasi të bien dakord vjen radha e kandidatëve. Unë nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri pasi është proces“, u përgjigj Berisha.
