“Edi Rama kryetar i organizatës”/ Arben Ahmetaj: Mua më shkarkoi me pretekstin se i dhash dosjen e inceneratorëve ambasadës amerikane

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si kryetar organizate. Gjatë intervistës për emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se Rama e ka shkarkuar me pretekstin se Ahmetaj i ka dhënë dosjen e inceneratorëve Ilir Metës dhe ambasadës amerikane.

“Patjetër… ka vepruar SPAK-u, ka bërë edhe spektakle me arrestime. DMTH stili është i njëjtë. Ed Rama kur më shkarkoi mua, kreu i organizatës, kreu i organizatës kur më shkarkoi mua e bëri në mënyrë simbolike, po ikën Meta, po ikën dhe ky, në të njëjtën ditë, se ky i ka dhënë dosjen Metës të inceneratorëve dhe ambasadës amerikane. Pastaj bën spektakle me arrestimin tim, del ma kabrio, del me ish-drejtorin e rrugëve, Vis Berberin, del me plaçkitësen më të madhe të buxhetit, me kabrio këta të tre dhe kreu i organizatës. Dhe bëjnë spektakël me arrestimin tim dhe pastaj bëjnë paralelizëm në Top Channel, se TCH e kanë televizionin e tyre dhe i thonë na bëj një Portokalli, ku Meta dhe Ahmetaj ndajnë të njëjtën qeli,” tha Ahmetaj.