Një balenë është parë në ujërat e gjirit të Vlorës, pranë gadishullit të Karaburunit dhe fare afër bregut.
Pamjet e saj, të rralla për këtë zonë bregdetare, janë filmuar nga pushues që po vizitonin atraksionet turistike të zonës.
Shfaqja e balenës në ujërat shqiptare është e rrallë dhe shumë shkencëtarë e lidhin me ndryshimet në temperaturën e ujit të detit.
Me gjasë ajo mund të jetë një balenë e madhe (Fin Whale)Balaenoptera physalus, e aftë të rritet deri në 24 metra.
