E rëndë në Tiranë! Ushtroi dh*unë ndaj djalit 3-vjeçar, nëna denoncon edukatoren

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, përkatësisht në një kopsht.

Dyshohet se një djalë 3-vjeçar është dhunuar nga edukatorja e kopshtit që shkonte.

Ky pretendim është ngritur nga mamaja e djalit, e cila e ka denoncuar në polici 24-vjeçaren me iniciale I. K.

“Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për të zbuluar më tepër në lidhje me këtë ngjarje.