E RËNDË/ Ekzekutohet 27-vjeçari nga Peqini në Londër (EMRI)

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e të hënës në Britaninë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në Londër, teksa mësohet se viktima është 27-vjeçari Bajram Luli me origjinë nga Peqini, i cili kishte pak kohë që kishte mbërritur në Angli. Policia ka njoftuar se po heton për ngjarjen, po ende nuk ka të arrestuar. Po ashtu, nuk dihet asgjë mbi motivin e vrasjes.

Paraditen e sotme janë njoftuar edhe familjarët e viktimës, të cilët jetojnë në Shqipëri