Shpërthen bombula në një banesë në lagjen Fushë- Mbret në Elbasan.
Mësohet se ka ndodhur gjatë përgatitjes së ushqimit të mëngjesit. Për pasojë ka marre flakë ambjenti i përshtatur për dhomë gatimi.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka të lënduar, pasi e zonja e shtëpise ka mundur të largohet në kohë. Zjarrfikësja ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve që këto të fundit të mos përhapen pranë banesës ngjitur.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.10.2021, rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetasit A.R., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit dhe janë djegur orenditë e shtëpisë.
Sipas informacioneve që disponon “Infowebtv”, mësohet se nuk ka pasur njerëz të lënduar,por vetëm disa dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
