E fundit/Pezullohen nga detyra shefi i komisariatit të Korçës dhe 5 policë

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli.

Mësohet se 4 të tjerët janë punonjës të qarkullimit. Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), drejtoria rajonale e Tiranës, ka “shkundur” sot Policinë e Shtetit duke vënë para drejtësisë 10 efektivë policie, të cilët akuzohen për favore gjatë kohës së pandemisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, agjentët e SHÇBA-së kanë nisur hetimet për disa efektivë policie, të cilët janë kapur në përgjime duke duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve, duke shkelur kështu edhe orën policore.

Hetimi, në fakt, kishte misur për trafikun e sirianëve, duke përfshirë edhe Komisariatin e Korçës. Edhe nga ky komisariat janë pezulluar 4 efektivë dhe dy shefa, ai i Përgjithshëm i qyetit dhe ai i qarkullimit.