Një autobot me naftë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në pjesën malore të Qafë Thanës.
Mësohet se autoboti ka qenë duke udhëtuar drejt Prrenjasit, kur është batuar në rrugë dhe më pas u përmbys.
Situata paraqitet e rrezikshme pasi një sasi e madhe nafte është derdhur në rrugë.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për pastrimin e aksit.
Ndërkohë që policia po orienton trafikun për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
