Avokatja e abuzuesit seksual austriak Josef Fritzl, i cili mbajti të burgosur vajzën e tij për 24 vjet dhe e abuzoi duke lindur edhe shtatë fëmijë, ka nisur procedurat për lirimin e tij nga burgu.
Astrid Wagner i tha Sky News se ajo shpreson ta transferojë atë në një shtëpi të moshuarish.
88-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për vrasjen e një prej fëmijëve të tij, si dhe për përdhunimin, incestin dhe skllavërimin e vajzës së tij.
Një raport i fundit psikiatrik mbi Fritzl, i cili ka demencë, thotë se ai nuk përbën më rrezik për publikun, tha transmetuesi publik austriak ORF, kështu që një gjykatë tani mund të vendosë nëse do ta transferojë atë nga burgu ku ndodhet.
Megjithatë avokatja e tij beson se ai duhet të jetë jashtë burgut dhe tha se ajo është në procesin e aplikimit për lirimin e tij me kusht.
Në vitin 2008, vajza e Fritzl, Elisabeth, në atë kohë 42-vjeçare, i tha policisë se ishte mbajtur e burgosur nga babai i saj abuzues për vite me radhë.
Fritzl e liroi Elisabetën nga bodrumi dhe policia u lajmërua për rishfaqjen e saj ndërsa ajo u tha atyre se ishte mbajtur rob për më shumë se dy dekada.
Duke folur për ORF të hënën, Wagner tha se klienti i saj “ka të drejtë të trajtohet me “dinjitet njerëzor”, gjë që, sipas, “është e mundur vetëm në një shtëpi të moshuarish dhe jo në një burg”.
Sipas ligjit austriak, kushdo që dënohet me burg përjetë ka të drejtë për lirim me kusht pas 15 vitesh dhe Fritzl, i cili u arrestua në vitin 2008, e përmbushi këtë kusht në vitin 2023.
Në vitin 2023, Fritzl pohoi në një intervistë se ai mendonte se familja e tij do ta “falte” atë për krimet e tij dhe ai do të “ribashkohej” me ta