E bujshme, Kristjan Asllani largohet nga Italia, është lojtari më i ri i Beshiktash-it!

Kristjan Asllani po kalon te Besiktash me huazim nga Interi, sipas Fabrizio Romano, specialist i merkatos italiane.

Detajet e marrëveshjes:
– Huazim deri në qershor 2026.
– Besiktash do të mbulojë të gjithë pagën e Asllanit gjatë huazimit.
– Nuk ka klauzolë opsioni blerjeje të detyrueshme.

Asllani pritet të fluturojë për në Stamboll sot, nëse gjithçka shkon sipas planit. Kjo do të jetë herë e parë që mesfushori luan jashtë Italisë.

Romano shton se Besiktash është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë që mori një përgjigje pozitive nga Asllani pas interesimit.