Dyshohet vetëhelmim me fotoksinë – humb jetën një 70-vjeçare në Elbasan

Elbasan – Një ngjarje e rëndë është regjistruar më datë 23 qershor, ku shtetasja N. R., 70 vjeçe, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ajo është vetëhelmuar me lëndë helmuese fotoksinë, në kushte të rënduara psikologjike.

Policia po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes në bashkëpunim me institucionet mjeko-ligjore.