Dyshohet se vrau babanë me armë zjarri, ky është 25-vjeçari Hysen Meta

Elbasanion ka siguruar foton e 25 vjeçarit Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babain e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Fillimisht, ka qenë motra e tij ,Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babain. Por orë më vonë, vetë 25 vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.