Dy vite nga nisja e punimeve për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve në Elbasan, ja gjendja e rrugëve të qytetit

Screenshot

Ndërsa fushata elektorale ka filluar, fushata e carjes së kanaleve dhe tubacioneve në qytetin e Elbasanit nuk ka të sosur. Punimet nisën më shumë se dy vjet më parë me synimin për ti dhënë lagjeve të qytetit ujë 24 orë.
Kështu në një postim në faqen zyrtare të bashkisë Elbasan Gledian Llatja do të deklaronte në maj të vitit 2024 se në lagjet kryesore si “Aqif Pasha”, “Qemal Stafa”, “28 Nëntori”, dhe pjesë të lagjes “Haxhias”, punimet po shkojnë mirë dhe sistemi i furnizimit me ujë po rregullohet plotësisht.
Ai do theksonte se “synimi është që deri në maj të vitit 2025, gjysma e qytetit të ketë ujë të pijshëm 24 orë, duke vazhduar më pas me pjesën tjetër të qytetit dhe periferitë”.
Por ndërkohë kur jemi një muaj para deklaratës, situate është e tillë në qytet.
Ndër të tjera kryebashkiaku Llatja do të deklaronte se rrugët do të ktheheshin në gjendjen e mëparshme shumë shpejt. “Shpresojmë që rrugët të kthehen në gjendjen e mëparshme sa më shpejt, pasi kemi krijuar ngarkesa për qytetarët për shkak të hapjes së shumë kantierëve njëkohësisht,” tha z. Llatja”.
Ndërkohë gjendja është e tillë dhe duket se do të vazhdojë të jetë edhe për disa kohë.