Dy aksidente të rënda/ Makina përplaset me motorin në aksin Cërrik-Belsh, vdes 40-vjeçari. Një mjet përplas të moshuarën në Grekan

Dy aksidente të rënda brenda pak minuatash në rrugët e qarkut Elbasan.

Aksidenti i parë me vdekje ka ndodhur në aksin Cërrik-Belsh.

Ngjarja ka ndodhur në afërtsi të fshatit Shalës.

Një automjet ka përplasur një motor e për pasojë drejtuesi ka vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor.

Njëkohësisht një aksident është regjistruar edhe në fshatin Grekan ku mjeti ka përplasur një të moshuar.

Emoshuara u dërgua në spital, por është në gjendje të rëndë për jetën.

Belsh/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.