Drejtori i Policisë Elbasan jep dorëheqjen, Policia e Shtetit hap garën për drejtuesit e rinj

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Tiranë, 31 tetor 2025

Policia e Shtetit ka shpallur hapjen e aplikimeve për disa nga pozicionet më të rëndësishme drejtuese në strukturat e saj, pas ndryshimeve të fundit në nivelin vendor dhe qendror. Në qendër të vëmendjes është posti i Drejtorit Vendor të Policisë Elbasan, i cili është shpallur vakant pas dorëheqjes nga detyra të drejtuesit aktual.

Sipas njoftimit zyrtar, ky proces zhvillohet në bazë të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave, me qëllim sigurimin e një vlerësimi objektiv, transparent dhe profesional.

Pozicionet e hapura për konkurim janë:

Drejtor Departamenti në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;

Drejtor Departamenti në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;

Drejtor Vendor i Policisë Elbasan (pas dorëheqjes së drejtuesit aktual);

Drejtor Vendor i Policisë Shkodër (pas shkarkimit më 10 korrik 2025).

Procesi i ri i aplikimeve synon të nxisë konkurrencën e ndershme dhe promovimin e punonjësve me integritet moral e profesional në radhët e Policisë së Shtetit.

Afatet e aplikimit janë si më poshtë:

Hapja e aplikimeve: 3 nëntor 2025, ora 08:00

Mbyllja e aplikimeve: 11 nëntor 2025, ora 16:00

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë punonjësve që mbajnë gradat e rolit të mesëm drejtues të aplikojnë për këto pozicione, duke garantuar një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj.