Drejtonte një organizatë kriminale në Itali, KQZ nis verifikimin për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe

Komisioneri Iljrian Celibashi, ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar për kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm.

“Kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Zef Marinaj, Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit figurën e kryetarit aktual të bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj.