“Drejtësia komplet e kontrolluar”/ Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt i përgatitur!

TIRANË – Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka folur këtë të enjte për zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. Në një lidhje direkte për emisionin Çim Peka Live, Ahmetaj u ndal te arrestimi i kryebashkiakut Veliaj teksa ka ngritur akuza se drejtësia në Shqipëri është e kapur.

Ahmetaj ngriti akuza se arrestimi i Veliajt ishte i përgatitur. Sipas Ahmetajt arrestimi i kreut të Bashkisë ishte planifikuar nga kryeministri Rama dhe se ky i fundit të gjitha sulmet që ka ngritur së fundmi drejt drejtësisë për rastin i ka të stisura.

Ahmetaj: Drejtësia komplet e kontrolluar. Sot besoj te ajo që po ndodh te qartësimi i informacionit. Nuk mund të thuash tani, si more u informoka kryeministri, ca është ai sheiku që shkon prokurori ta informojë. Fokusohuni te ajo që është gjëja kryesore. Nuk ka tradhëti më të madhe se sa të shkatërrosh drejtësinë. Në një vend ku drejtësia është e varur politikisht shkatërron demokracinë. Problemi është kreuu i organizatës. Ky i persekuton njerëzit. Unë nuk e di çfarë ka bërë Veliaj, por po ai e përgatiti dhe e kam thënë në intervistë nuk e di si i intereson ta arrestojë tani apo pas zgjedhjeve. Zgjodhi përpara për të bërë këtë tetarin e madh që bën. Unë e njoh shumë mirë.