TIRANA- Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, Arben Rakipi, shpjegoi disa nga risitë gjatë fjalës së tij sot në takimin e prezantimit të draftit. Rakipi tha se një nga propozimet më të guximshme që është përfshirë në draft është mundësia e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.
Ai tha se ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Rakipi tha se diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm.
Drejtuesi i grupit të punës theksoi se debati ka qenë i fortë seose pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Rakipi shtoi se propozimi është fryt i bindjes personale dhe profesionale se njerëzit mund të ndryshojnë, nëse vendosen në kushte që favorizojnë rehabilitimin dhe edukimin.
Pjesë nga fjala e Arben Rakipit:
Risitë kryesore të Kodit tonë penal. Ndër të parat kam listuar përshkrimin e koncepteve, instituteve kryesore. Përpos faktit që kjo është një e re, kodet e mëparshme s’e kanë, dua të them rëndësinë. E para konceptet janë të rëndësishme për mënyrën sesi zbatohen duke zgjidhur një cështje konkrete. Në pamundësi të këtij rregullimi konceptual, lë shteg për keqkuptime të ndryshme. Deri më sot kanë qenë gjykatat ato që kanë përshkruar përmbajtjen e koncepteve dhe ne kemi menduar se konceptet janë të domosdoshme të shënohen në ligj për shkak të efektit të tyre detyrues. Efektet që lidhen me komentarë apo qëndrime të profesionistëve të caktuar nuk janë detyrues. Ishte e udhës paralel me sa vendime gjyqësore kanë shënuar si bazë e kuptimit të tyre, kemi shtuar gamën e interpretimit të atyre koncepteve në mënyrë që praktika gjyqësore të mbështetet në një dokument të unifikuar.
Jam me shprese se ato koncepte nuk do të lënë shteg për t’u keqinterpretuar. Sistemi gjyqësor do të ketë element më tepër pavarësie në raport me to. Vlen për çdo lloj të reje që lidhet me këtë kod, siç është disa elementë komentues në dispozita. Dispozitat, sidomos ato që lidhen me koncepte që kanë pasur keqinterpretime gjyqësore. Gjykata shpesh mban qëndrime të ndryshme sepse lidhen me elementë të faktit por edhe të njohjes dhe aftësive kanë bërë që elementë të njohjes të marrin ngarkesë të ndryshme. Një cështje tjetër që doja ta paraqisja si element me të reja është dënimi në tërësi. Dënimi në tërësi në Shqipëri është rregulluar nga dy dispozita që janë të pamjaftueshme, përshkruan në procedurën për të cilën gjykata kalon për të dhënë vendim, por janë të pamjaftueshme për të dhënë rëndësi procedurës dhe elementëve u bazohet gjykata në vendim. Ne kemi bërë praktike rrugën nëpër të cilën kalon gjykata, duhet të kaloje në e kemi shndërruar në detyrim ligjor. Ngarkesë më tepër e prokurorëv e dhe gjykatës por është garanci për të arritur në një dënim, të drejtë.
I kemi dhënë peshë specifike të gjitha elementëve që lidhen me kriteret mbi të cilat bazohet vendimi, peshë e cila në rezultante të përgjithshme, supozohet të cojë në vendim të drejtë. Element tjetër që lidhet me dënimin është lloji i dënimit dhe shtimi i arsyeshëm dhe një game më të gjerë sesa sot i dënimeve plotësuese. Nisur nga një lloj dekrminalizimi apo ulje e masës së dënimit, e shënuar në ligjin penal, i kemi dhënë peshë aplikimit të dënimeve plotësuese apo disa lloj dënimeve që vlerësohen nga ky lloj procesi si i mjaftueshëm për të arritur në një edukim apo parandalim. Sidomos për vepra që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar që përvec rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera kur nuk është e detyruar se mendojmë që efekti i një procesi penal duhet të jetë i plotë.
Është i pamjaftueshëm dënimi penal nga një burgim apo dënim tjetër jo nga këto të karakterit pasuror nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, sic është rasti i konfiskimit. Cështje tjetër që lidhet me dënimin është me dënimin e tij. Ne kemi rikonfirmuar që një prej qëllimeve të dënimit është riedukimi. Duhet shoqëruar me rregullim konceptual që fillon nga ky kod dhe përfundon te mënyra se si realizohet mënyra e dënimit. Ne kemi konceptuar si të rëndësishëm konstatimin përgjatë riedukimit të këtij elementi. E dyta, praninë e viktimës. Ne kemi menduar se prania e viktimës në këtë proces, sic është ulja e dënimit, lirim para kohe me kusht dhe elementë të tjerë që janë lehtësues, roli i viktimës është deciziv. Gjykata është e detyruar të ketë parasysh dhimbjen e viktimës.
