SHBA- Filantropistja miliardere Melinda French Gates tha se ish-bashkëshorti i saj, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili është përmendur në dosjet e reja që lidhen me abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein, ka nxjerrë në pah kohë të dhimbshme në martesën e saj.
Sipas BBC ajo tha se ndjeu trishtim të pabesueshëm dhe se çdo pyetje që mbetet duhej të merrte përgjigje nga ata që përmenden në të dhëna, përfshirë ish-bashkëshortin e saj.
“Jam shumë e lumtur që jam larg gjithë kësaj llumi,” tha ajo.
Çifti u divorcua në vitin 2021. Të dhënat e publikuara nga departamenti i drejtësisë i SHBA-së përfshijnë një pretendim nga Epstein se Bill Gates u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Zëdhënësi i Gates e ka quajtur pretendimin absolutisht absurd.
BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e tij për komente në lidhje me vërejtjet e ish-gruas së tij.
Bill Gates nuk është akuzuar për shkelje nga asnjë prej viktimave të Epstein, dhe shfaqja e emrit të tij në dosje nuk nënkupton aktivitet kriminal të asnjë lloji. Miliarderi ka thyer heshtjen e tij mbi publikimin e dosjeve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DOJ) në një intervistë me 9News në Australi. Ai tha se ndërveprimet me Epstein ishin të kufizuara në darka dhe se nuk vizitoi ishullin e Epstein.













