Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku fitoi sot medaljen e artë në kampionatin e 77-të ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026”, i mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Në finalen e madhe të kategorisë deri në 60 kg, Sadiku u përball me boksieren braziliane Rebeca De Santos në një luftë tejet intensive dhe emocionuese.
Pas tre raundeve të forta, rezultatet e gjyqtarëve treguan dominimin e boksieres kosovare. Sipas tabelës zyrtare të pikëve, tre nga pesë gjyqtarë i dhanë fitoren Donjetës me rezultatet 29-28 dhe 30-27, duke konfirmuar epërsinë e saj në raundet vendimtare.
Ky sukses i madh vërteton formën e shkëlqyer të Sadikut dhe ngre lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të boksit.
Boksierja kosovare siguroi finnalen pasi dominoi në gjysmëfinale përballë egjiptianes Ayyad Yomna, të cilën e mposhti pas tre raundesh, duke siguruar një vend në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë. Me këtë rezultat, Sadiku tashmë ka siguruar medalje, por objektivi i saj mbetet medalja e artë dhe mbrojtja e titullit të fituar vitin e kaluar.
Gjatë rrugëtimit drejt finales, Sadiku tregoi superioritet të plotë edhe në dy ndeshjet paraprake, duke fituar me rezultat bindshëm 5-0 ndaj çekes Barbora Maxova dhe ukrainases Veronika Korets, pa lënë dyshime për dominimin e saj në këtë kategori.
Turneu “Strandja”, i cili konsiderohet si më i vjetri dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator evropian, mbledh çdo vit boksierët më të mirë nga e gjithë bota. Një fitore e mundshme sot do ta bënte Sadikun kampione për të dytin vit radhazi dhe do të përforconte edhe më shumë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare të boksit.
Vitin e kaluar, Sadiku u bë vajza e parë nga Kosova që e fitoi këtë garë në turneun më të vjetër në boksin amator në Evropë













