Ardi Veliu nuk është më Drejtor i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, ashtu sicc Fax Neës ka paralajmëruar më herët ditën e sotme.
Lajmin zyrtar e konfirmoi Kryeministri Edi Rama me një mesazh në Twitter, ku ai e vlerëson Ardi Veliun për atë që ka dhënë në detyrën e tij.
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.
Ajo që bie në sy në letrën e Ardi Veliut është se dorëheqja ka ardhur përshkak se Veliu dëshiron t’i përkushtohet familjes, mirëpo largimi i tij nga detyra vjen pak ditë para përfundimit të afatit 100 ditor dhënë nga Rama për transformimin e Policisë së Shtetit, urdhër ky i përfolur shumë si një afat për largimin e Ardi Veliut.