‘Doktor Vdekja’ helmoi qëllimisht 30 pacientë/ Kush është anestezisti francez që u dënua me burgim të përjetshëm?

FRANCË- Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm për helmim të qëllimshëm të 30 pacientëve, përfshirë 12 që vdiqën. Një gjykatë në qytetin Besançon në Francën lindore e shpalli Frédéric Péchier fajtor për kontaminimin e qeseve të infuzionit me substanca që shkaktuan arrest kardiak ose hemorragji. Viktima e tij më e vogël, një fëmijë katërvjeçar, i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e vjetër ishte 89 vjeç.

“Ju jeni Doktor Vdekja, një helmues, një vrasës. Ju turpëroni të gjithë mjekët”, “E keni kthyer këtë klinikë në një varrezë.”, thanë prokurorët javën e kaluar.

Péchier u vu nën hetim për herë të parë tetë vjet më parë, kur dyshohej se kishte helmuar pacientë në dy klinika në Besançon midis viteve 2008 dhe 2017. Viktima e tij e parë e njohur, Sandra Simard, ishte 36 vjeç kur pësoi një arrest të papritur kardiak në mes të një operacioni në shtyllën kurrizore. Ajo mbijetoi falë ndërhyrjes së Péchier, megjithëse ra në koma. Testet në qeset e saj të infuzionit treguan përqendrime kaliumi 100 herë më të larta se doza e pritur dhe alarmi u dha te prokurorët vendas.

BBC shkruan, Péchier tani do të kalojë të paktën 22 vjet pas hekurave, duke qenë i lirë gjatë gjithë gjyqit. Ai ka 10 ditë kohë për të paraqitur një apel, gjë që do të kërkonte një gjyq të dytë brenda një viti. Gjatë 15 javëve të gjyqit, Péchier pranoi se disa nga pacientët që u sëmurën ose vdiqën mund të jenë helmuar, por ai mohoi çdo keqbërje.

“E kam thënë edhe më parë dhe do ta them përsëri, ynë nuk jam helmues… Gjithmonë e kam mbajtur betimin e Hipokratit”, tha a