TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë kundrejt kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit në një deklaratë për mediat nga ambjentet e SPAK u shpreh se ky institucion duhet të shuhet me çdo kusht pasi ka dështuar në misionin e tij për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi.
Lidhur me këtë kryeministri Rama, ka ironizuar duke publikuar një buf, etiketim që ja ka vënë kreut të PD-së së fundmi, ndërsa në sfon dëgjohet zëri i Berishës.
Videon kreu i qeverisë e ka shoqëruar me disa ‘emoji’, zvarranikësh dhe insektesh mes të cilave shkruan “Noc Rrokun”, duke nënkuptuar se institucioni i SPAK nuk do të preket nga opozita.














