“Do i lë gruas një takim në krevat”, Jul Deda tregon gjënë e parë që do bëjë pas daljes nga BBV3

Mbrëmjen e djeshme Jul Deda në një intervistë për “Big Brother Live nga Shtëpia” në Top Albania Radio, ka treguar për Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron se çfarë do bënte pasi të dilte nga shtëpia e BBV3.

“Do t’i lë gruas një takim në krevat”, u shpreh duke qeshur Juli.

Ndërkohë edhe Heidi kur pati të njëjtën pyetje u përgjigj në të njëjtën mënyrë. Juli shtoi: Përse edhe Baci kështu tha? E sheh që jemi njësoj. Nuk e dija fare se çfarë ka thënë. E shikoni miq që aleanca ekziston.