I ve zjarrin barishteve përfundon duke djegur ullishtën e fqinjëve. Një grua 40 vjeçare në Cërrik është proceduar penalisht pasi një ditë më parë dogji nga pakujdesia me dhjetra rrënjë ullinj. Ndërkohë janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh që kane shkelur rregullat e qarkullimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen:
L. T., 40 vjeçe, banuese në fshatin Guras, Belsh, pasi dyshohet se duke djegur disa barishte në pronën e saj, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve Ç. I. dhe N. R.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. H., 31 vjeç, banues në fshatin Kryezjarr, Elbasan, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur;
E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, Librazhd dhe P. K., 54 vjeç, banues në fshatin Cërrujë, Gramsh, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat, pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.