Dhunoi bashkëshorten dhe më pas u arratis, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Korçë

Graja e 41-vjeçarit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

KORÇË- Shpallet në kërkim një 41-vjeçar në Korçë. Mësohet se 41-vjeçari Z.G ka dhunuar gruan e tij dhe më pas është arratisur.

Graja e 41-vjeçarit është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Vijojnë kërkimet për Z.G.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku u shpall në kërkim shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit Z. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.