Kryetarët e PD-së në qarqe u mblodhën në selinë blu sot pasdite ku në fokus të takimit ishte protesta e 29 tetorit.
Mësohet se ora e nisjes së protestës do të jetë 17:00, ndërsa sa i përket organizimit, do të shtrihet në disa qytete.
Demokratët kanë vendosur të bllokojnë rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri.
Ndërkohë qe ish-deputeti Belind Këlliçi, i ftuar në një emision tha se synohet që të paralizohet qarkullimi në 5-6 qytete kryesore të vendit.
Fokusi sipas tij do të jetë Tirana, ku me gjasë do të kemi të njëjtin skenar si ai që pamë në protestën e parë.
Mësohet se në qarqet kryesore plani është që të bllokohen pjesët hyrëse apo dalëse.
Sipas Partisë Demokratike mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të vendit, konkretisht do bllokohen:
1. Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja” Tiranë
2. Rrethrrotullimi Milot
3. Rrethrrotullimi Shkozetit në Durrës
4. Rrethrrotullimi Bradasheshit në Elbasan
5. Rrethrrotullimi Rrogozhinës
6. Rrethrrotullimi Levanit në Fier.














