Deputetja e PS-së, Anila Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2026, tha se është parashikuar të adresohet edhe çështja e Bypass-it të Elbasanit. ”Në diskutimin më të fundit edhe në komision, ndërtimin e një pjese, e cila është një gangrenë për të gjithë qytetarët e Tiranës që dalin nga Tirana, në atë që është Bypass-i i Elbasanit, do të ketë adresimin përgjatë 2026-ës”, tha Denaj. Prej kohës, fundi i autostradës Tiranë-Elbasan është kthyer në një problem madhor për shkak të trafikut për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në këtë aks rrugor.













