Dënohet me burg e reja që rrëmbeu dhe përd*hunoi 14-vjeçaren që njohu në “Facebook”

Një 25-vjeçare është dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtore për rrëmbimin dhe abuzimin seksual të një adoleshenteje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2022 në Uells, kur Phoebe Pearce nisi të komunikonte me 14-vjeçaren në “Facebook”. Pavarësisht se nëna e të miturës i kërkoi që të mos i fliste më vajzës së saj, Pearce jo vetëm që nuk ndaloi, por i kërkoi asaj që të takoheshin.

Ajo e bindi adoleshenten të takoheshin larg banesës së saj, dhe arriti ta rrëmbente. Gjatë kohës që e mbante peng, ajo e përdhunoi. Në gjykatë gruaja u shfaq e penduar teksa u justifikua duke thënë se ishte e dashuruar dhe nuk qëndronte dot larg të miturës.