Deklarata shokuese/ Prezantuesit e Fox News: Vritini të pastrehët

SHBA- Prezantuesit e Fox News shpesh garojnë me njëri-tjetrin për deklarata provokuese në transmetim, por ajo që tha së fundmi Bryant Kilmeade është ndër më ekstremet. Gjatë një diskutimi në emisionin “Fox and Friends” për programet sociale, Kilmeade shkoi aq larg sa të sugjeronte eliminimin e të pastrehëve, duke thënë se… “kanë kosto”.

“Kushtojnë”, tha ai, dhe shtoi menjëherë: “Injektim vdekjeprurës pa pëlqim, ose diçka e ngjashme. Thjesht vritini.”

Deklarata tronditëse e Kilmeade, një mbështetës i zjarrtë i të drejtës për armëmbajtje, shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Shumë përdorues kërkuan shkarkimin e tij, ndërsa të tjerë bënë thirrje për ndërhyrjen e autoriteteve, duke e cilësuar këtë propozim si nxitje të urrejtjes.

Emisioni “Fox and Friends” është ndër më të preferuarit nga presidenti Donald Trump, i cili ka ndërhyrë disa herë me telefon në transmetim, madje edhe gjatë presidencës së tij. Më së fundi, ai telefonoi të premten e kaluar, ku njoftoi se vrasësi i Charlie Kirk ishte identifikuar.