“Dashuri në qiellin e kamerave”/ Publikohet në You Tube kënga për çiftin Romeo-Heidi nga fansat

Romeo dhe Heidi kanë rrëmbyer zemrat e fansave të Big Brother Vip këtë edicion.

Të dy ata janë pozicionuar në shtëpi duke qëndruar si dy pole të forta, kandidatë për finalen dhe çmimin e madh deri në këtë fazë të lojës.

Mbështetësit e tyre kanë bërë një këngë për çiftin ndërsa si videoklip kanë krijuar një kolazh fotosh me disa nga momentet e tyre më të bukura në shtëpi.

Kënga është publikuar në faqen e Magical Melodies në Youttube, duke shënuar kështu këngën e parë të krijuar nga fansat për banorët e këtij edicioni të BBV.