Çuditen njerëzit! Ministrja virtuale Diella “shfaqet” me 6 gishta në foto zyrtare

Një valë humori ka përfshirë rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie zyrtare të Diellës, ministres virtuale të krijuar nga Kryeministria.

Në imazhin futurist, Diella paraqitet elegante, e veshur në rozë (në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit). Por detaji që ka tërhequr vëmendjen është fakti se në dorën e djathtë ajo duket se ka… 6 gishta.

Reagimet në rrjet nuk kanë munguar. Një komentues ironizoi: “Diella ka 6 gishta?! Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë se çdo ministër tjetër!”

Ekspertët e inteligjencës artificiale, ndërkohë, e shpjegojnë fenomenin si një gabim tipik të modeleve gjenerative të imazheve: “Ndonjëherë, në përpjekje për të dukur më ‘njerëzore se njerëzit’, IA e tepron me detajet. Thjesht s’e ka ndalur njeri në kohë.”

Burime jozyrtare kanë shtuar me humor se në versionin e ardhshëm Diella do të ketë dy trupa, për të qenë njëkohësisht në dy ministri.