ARABI SAUDITE – Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të paktën një vit tjetër. Kampioni portugez, i cili festoi 40-vjetorin e lindjes në shkurt, do të veshë fanellën e Al Nassr të paktën deri më 30 qershor 2026.
Marrëveshja për rinovimin e kontratës së tij është arritur, mbetet vetëm të përcaktohet nëse CR7 do të nënshkruajë një marrëveshje njëvjeçare apo dyvjeçare, duke zgjatur kështu qëndrimin e tij në Arabi deri në vitin 2027. Pasi i tha lamtumirë sot Stefano Piolit, gati për t’u rikthyer në stolin e Fiorentinës, Cristiano Ronaldo konfirmon seriozitetin e projektit arab duke përqafuar kauzën e Al Nassr për të paktën një sezon tjetër.
Pas shumë thashethemeve për lamtumirën e tij të mundshme, me përpjekje nga MLS dhe futbolli i Amerikës së Jugut, CR7 ka vendosur të qëndrojë në Arabi dhe së shpejti do të takohet edhe me trajnerin e ardhshëm të Al Nassr.
