Cristiano Ronaldo dhe lojtarët e Al Nassr marrin BMW luksoze

ARABIA SAUDITE – Cristiano Ronaldo dhe shokëve të tij të Al Nassr-it u janë dhënë makina të reja luksoze BMW, falë marrëveshjes së re të sponsorizimit të ekipit me gjigantin gjerman të makinave.

Superylli portugez CR7 mori makinën e tij të re BMW XM Red Label, me vlerë 199.000 €, në qendrën stërvitore të ekipit.

Kjo marrëveshje e bën BMW Saudi Arabia partnerin zyrtar të automobilave të Al Nassr deri në vitin 2027.

Si pjesë e marrëveshjes, të gjithë lojtarët dhe stafi teknik, përfshirë trajnerin Stefano Pioli, morën nga një automjet luksoz, i cili ishte i personalizuar për secilin prej tyre.