Çiljeta rrëfen humbjen e fëmijës: ‘Tani do të ishte katër vjeç’

Çiljeta, banore në emisionin ‘FermaVip’ ka rrëfyer një çast të vështirë në jetën e saj. Ajo tregoi teksa po bisedonte me Glorian se ka humbur një fëmijë. Se shtatzënia e saj përfundoi spontanisht kur ishte shtatë javësh.

Isha shtatzënë para katër vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën javën e shtatë. Do të ishte katër vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi, – u shpreh ajo.

Mandej, ajo shtoi se do të tentojë sërish, që të sjellë në jetë një fëmijë, si fryt i dashurisë së saj me Albanin. Tha se kanë tetë vjet së bashku dhe ka ardhur çasti të kenë një fëmijë.