Ervin Salianji është caktuar drejtues politik i PD për qarkun e Elbasanit. Por tashmë ai rezulton i dënuar dhe ndodhet në burg.
Interesit të gazetarëve dhe opininit publik se cili do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, pas dënimit të tij, Berisha u përgjigj:
Berisha: I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë, jam i bindur se ka mirënjohjen e qytetarëve të Elbasanit.