Bashkia Elbasan mbulohet me shërbimin e pastrimit nga një kompani private e cila merr një pjesë të mirë të buxhetit vendor për këtë shërbim. Ndërkohë njësitë administrative rurale kanë një shërbim pastrimi të vetë bashkisë me ndërmarrjen e shërbimeve publike. Në shumë zona sidomos në periferi vihen re hedhje të mbetjeve jasht koshave të pastrimit, mungesë të kazanëve dhe kazanë të vjetëruar. Po kështu inerte dhe mbetje I gjen në dy përrenjtë që rrethojnë zonën urbane. Zonat rurale kanë pastrim në një pjesë të tyre dhe nuk mbulohet i gjithë territori. Zonat turistike janë më të prekura nga hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme duke krijuar një imazh të keq tek turistët.
Nisur nga një numër i madh raportimesh nga qytetarët për problemin e mbetjeve urbane në bashkinë Elbasan, kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të identifikuar shqetësimet më të mëdha sa i përket cilësisë së pastrimit në territorin urban dhe rural të bashkisë Elbasan.
Duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm na nidhmoni jo vetëm të krijojmë një panoramë të plotë të cilësisë së pastrimit por edhe të investigojmë për problematikat që ju do të përcillni nëpërmjet raportimit tuaj.
Pyetësori ruan anonimatin dhe ju jep mundësi të dërgoni fotografi apo video nga situata që hasni me pastrimin e mbetjeve në zonën tuaj të banimit.
Thirrja do të jetë e hapur deri në 25 maj 2021 ora 24.00