Dashi
Në jetën në çift do të mbizotërojë një klimë e ngrohtë dhe mjaft e këndshme. Do të merreni vesh shumë mirë me partnerin. Beqarët do të vazhdojnë kërkimin e pandalur për të gjetur shpirtin binjak, por kot çdo sakrificë do të jetë e hedhur dëm. Financat do të jenë goxha të qëndrueshme, por kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Demi
Jeta në çift do të jetë shumë e veçantë gjatë kësaj dite. Partneri do t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do t’ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarët do të jenë mjaft joshës dhe do të marrin shumë propozime nga persona të panjohur. Mos i refuzoni menjëherë, jepini vetes një mundësi. Perspektivat materiale do të jenë të mira dhe do të keni mundësi investimesh.
Binjakët
Një ditë shumë e qetë dhe pa probleme për çiftet. Do të kaloni çaste të veçanta dhe do të filloni të planifikoni të ardhmen. Beqarët do të vazhdojnë të presin dashurinë e madhe, e cila duket ende shumë larg. Në planin financiar duhet të bëni mirë llogaritë në mënyrë që të shmangni problemet.
Gaforrja
Jeta në çift nuk do të jetë aspak e trishtë sot. Ju dhe partneri do të tregoheni të dashur me njëri-tjetrin dhe do të mendoni të bëni sa më shumë surpriza. Beqarët do të gjejnë më në fund një person të përshtatshëm dhe do të nisin një histori dashurie. Në planin financiar Plutoni do t’ju mbështesë fort dhe do t’ju ndihmojë të jeni më të kthjellët.
Luani
Ditë plot ngjyra për ata që janë në një lidhje. Do të kaloni momente të mrekullueshme pranë partnerit dhe nuk do të keni për çfarë të qaheni. Beqarët do të marrin shumë ftesa, por asnjëra nuk do t’u duket mjaft tërheqëse. Ka shumë gjasa të mbeteni sërish vetëm. Merkuri do të ndikojë negativisht tek financat dhe mund t’i dobësojë ato.
Virgjëresha
Do të ruani një klimë të ngrohtë edhe sot në jetën tuaj në çift. Do të flisni sinqerisht me partnerin dhe do të sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Beqarët duhet të dëgjojnë zemrën dhe të lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë, edhe pse do të mundoheni t’i përmirësoni.
Peshorja
Do të kënaqeni sot në krahët e partnerit dhe do të mendoni se jeni në një ëndërr, por gjithçka do të jetë reale. Çdo çast të lirë do ta kaloni me njeriun e zemrës. Beqarët nuk do të arrijnë të nisin një histori dashurie edhe pse mundësitë për njohje nuk do të mungojnë. Në planin financiar do të jeni me shumë fat; gjendja do të jetë e shkëlqyer.
Akrepi
Mjedisi yjor do të jetë mjaft i ngrohtë. Do të bashkëpunoni ngushtë me partnerin dhe nuk do të jetoni thjesht momentin, por do të planifikoni gjithçka. Beqarët do të ndihen gati të nisin një histori me personin që i ka joshur prej kohësh. Financat do të jenë të turbullta mos hidhni hapa të nxituara, sepse do të pendoheni.
Shigjetari
Sot nuk do të keni asnjë arsye të ankoheni në jetën në çift, sepse partneri do t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do t’ju plotësojë çdo dëshirë. Beqarët nuk do ta kenë mendjen tek dashuria. Financat do të kenë disa përmirësime të vogla, por kjo nuk do të thotë se duhet të shpenzoni pa menduar.
Bricjapi
Yjet do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Do të keni më shumë besim tek partneri dhe do të ndiheni gati të hidhni një hap më tej. Beqarët duhet të jenë realistë dhe të mos kërkojnë të pamundurën. Financat do të përmirësohen dhe do të arrini të shlyeni borxhet.
Ujori
Një ditë e vështirë dhe e mbushur me debate për çiftet. Asgjë nuk do të shkojë sipas planit. Beqarët do të enden kot dhe sërish nuk do të gjejnë personin e duhur. Edhe financat nuk do të jenë në formën më të mirë, mendohuni disa herë para çdo investimi.
Peshqit
Çështjet e zemrës do të ecin shumë mirë sot. Do të jeni të qartë në mendime dhe do të veproni sipas ndjenjave. Partneri do t’ju mbajë afër dhe do t’ju përkëdhelë. Beqarët do të jenë të arsyeshëm dhe nuk do të nisin një lidhje pa qenë të sigurt për të. Dielli do t’ju ndihmojë në financa dhe ekuilibri do të mbizotërojë gjithë ditën.













