Një pasagjer që kishte prerë biletën për të hipur ne avionin e rrëzuar në San Paolo të Brazilit arriti të shpëtoje, sepse u vonuar për të mbërritur në aeroport. Adriano Assis do të hipte në fluturimin Voepass 2283 që u rrëzua në Sao Paulo, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord.
Në një intervistë me televizionin Brazilian TV Globo, Adriano tha se u ndalua të hipte në avion sepse ishte vonë. Një fragment nga intervista u shpërnda në rrjetin social X me mbishkrimin, “Ky njeri nuk u lejua të hipte në avionin që sapo u rrëzua në Vinhedo në Sao Paulo, Brazil sepse ishte vonë. Ai debatoi me personin përgjegjës në portën nga ku do te hipte ne avion, por serish nuk u lejua qe te ndërmerrte fluturimin vdekjeprurës.
