Botërori 2026/ Nga shorti te kualifikueset, si do të funksionojë faza “play-off”

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet me 48 skuadra. 16 ekipe kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor 2024, në Zyrih të Zvicrës dhe 12 grupe do të ndahen me 4 ose 5 skuadra. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje – ardhje.

Grupet me nga 5 ekipe do t’i nisin kualifikueset në muajin mars 2025, ndërsa grupet me nga 4 skuadra në muajin shtator 2025. Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të përfundojnë në nëntor 2025.

12-të vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2026, ndërsa 4 vendet e mbetura do të përcaktohen nga faza play-off.

Si do të funksionojë faza play-off për Kupën e Botës 2026?

12 vendet e dyta nga grupet e kualifikueseve marrin pjesë në play-off, së bashku me 4 ekipe nga UEFA Nations League 2024/25 që në bazë të paraqitjeve në grup, do të ketë edhe një klasifikim të përgjithshëm të të gjitha ligave (A, B, C, D).

16 skuadra në fazën play-off do të ndahen në 4 grupe me nga 4 ekipe. Në çdo grup do të luhen dy ndeshje gjysmëfinale me vetëm një takim dhe më pas do të përcaktohen 4 finalet e fazës play-off. 4 ekipet fituese do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në periudhën 26-31 mars 2026.

Shorti për ndarjen e grupeve
13 dhjetor 2024

Ndeshjet kualifikuese
mars – nëntor 2025

Ndeshjet e fazës play-off
26-31 mars 2026

Kupa e Botës 2026
11 qershor – 19 korrik 2026