Bora dhe Donaldi mund të vijnë me një film të ri, i zhanerit aksion, sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuços. I ftuar në “E diell”, ai tha:“Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film tjetër që do të jetë aksion. Më thirri partneri i vet dhe më tha: “Profesor, do të na duhet për ca skema”, por refuzova të jem pjesë e filmit, një instruktor dhe këshilltar, për ca skena që do realizohen në film”, u shpreh Karamuço.
Më tej vijoi:
“Bora do të dalë aty një figurë e jashtëzakonshme, shumë pozitive mendoj unë”.
Bora duket se i ka hyrë seriozisht rrugëtimit në kinema, pasi është edhe aktore dhe producente, së bashku me Donaldin në filmin 5 herë jo.
Në premierën e filmit, Bora u propozua për martesë nga Donaldi dhe momentit të bukur iu shtua edhe djali i saj, Arbori, i cili ndau gëzimin me çiftin.
