Gykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Bledar Selmanaj, i dyshuari kryesor si autori i ngjarjes së 21 gushtit ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Xhuljano Bullari.
Vetë i akuzuari në sallën e gjyqit nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes. Nga ana tjetër, prokuroria në kërkesën e saj u mbështet në pamjet filmike, ku autori i dyshuar ishte në shoqërinë e viktimës para ngjarjes.
Gjithashtu arma e krimit se bashku me fishekë që i është gjetur të dyshuarit pas arrestimit, konsiderohet si prova më e fortë e organit të akuzës. Sa i takon motiveve, ato ende nuk janë zyrtarizuar, por mendohet se pazaret në aktivitete të paligjshme janë shkaqet e kësaj vrasje.