Berisha zbulon hapin e radhës pas Foltores, biseda “sekrete” me Bashën

Por cili do të jetë hapi i radhës pas “Foltores”? “Ne në Kuvend do të paraqesim edhe një program. Do të marrë të gjithë fizionominë që i takon” tha ai.

Gjatë fjalimit me demokratët, Sali Berisha zbuloi edhe një “muhabet” me Lulzim Bashën përpara se lideri i PD-së ta përjashtonte nga grupi. “Nuk kisha ndërmend, por po jua tregoj.

Para dy muajsh bëmë një muhabet me të dhe i them unë, Lul mos u përziej në këtë punë, unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. Hotianët e kanë pasur një fjalë, ndihma e Zotit pushka e Hotit.

Po. Tha, tani, çfarë do të thotë? Ndihma e Zotit, penda ime. Edhe Bashët edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, por ti nuk numëron asgjë përveç humbje” tha ai.