Berisha: ‘Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin! Do ketë edhe drejtues ekzekutiv!’

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u shpreh se drejtuesi i PD për Elbasanin do të jetë Ervin Salianji. Sipas tij Salianji do jetë drejtues nderi. Ai shtoi se Elbasani do të ketë një drejtues ekzekutiv siç ka çdo qark tjetër.

“Sigurisht që do ketë një drejtues qarku. Drejtues nderi i qarkut do jetë Ervin Salianji.Sigurisht do ketë një drejtues ekzekutiv siç ka çdo qark tjetër,” tha ai.