Berisha: Rama asnjë fjalë për krimin më të rëndë mjedisor në Elbasan, u jep qytetarëve si kocka kokat e drejtorëve të Vlorës

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri. Vetëm në një parti shtet ndodh që të asgjësohen kompetencat e qeverisë vendore.

Kushtetuta e vendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria, siç është karta e Kongresit të Autoritetit Rajonale dhe Lokale.

I njohin autonominë e plotë qeverisjes vendore nga qeverisja qendrore, dhe nuk pranojnë kurrë akte të tilla të cilat, ndodhin sot vetëm në Korenë e Veriut dhe ndodhnin dikur në kohërat më të zeza të diktaturës staliniste. Nuk ka asnjë tagër kushtetues, ligjor, as marrëveshje ndërkombëtare, që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore.

Çfarë përfaqësojnë këta elementë?

Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i kokave të turkut. Pasi ka dhunuar masivisht zgjedhjet në Vlorë, pasi ka katandisur në Vlorë, në një gjendje standardesh, të themi higjeno-sanitare, që nuk i ka patur kurrë të tilla, pasi mbush brigjet me ujëra të zeza, dhe djeg çdo 2 javë qindra tonelata plehra dhe çon helme tek qytetarët e Vlorës, u jep atyre si kocka disa drejtorë, të cilët nuk u tha se çfarë kanë zbatuar apo kundërshtuar të kryetarit të tyre të bashkisë. Të cilët, marirn urdhra nga kryetari i tyre i bashkisë dhe jo kryeministri.
Pra, u bë gjithçka për të mbuluar.

Merrni dramën e Elbasanit. Vazhdon djegia e thellë e plehrave tek djegësi i Elbasanit, të cilin Edi Rama ua serviri shqiptarëve si kulmin e suksesit të qeverisjes së tij, për të cilin Edi Rama mashtroi, pasi vodhën bashkë me ministrat e tij 22 milionë euro dhe sollën një rrangullinë, një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë.
Tani, u thotë elbasanasve, shqiptarëve: hani kokat e këtyre drejtorëve të Vlorës. Dhe nuk flet një fjalë, hesht si fija e barit, për krimin e rëndë mjedisor. Se ajo që ndodh është një krim i rëndë mjedisor.

Por, ka Altin Troplinin, për të cilin krimi nuk ekziston për Edi Ramën dhe drejtuesin e narkoshtetit.
Ka ditë që digjet dhe e gjithë ajo blozë, por edhe helme kancerogjene dhe helme tjera toksike të mundshme të çlirohen nga djegiet e mbeturinave, u shkojnë qytetarëve të Elbasanit, si dhuratë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, që mbushën xhepat me miliona e miliona euro.

E dëgjuat ju, tha ndonjë fjalë ai për zjarrin në mbetjet e Elbasanit. Nuk tha një fjalë të vetme, që është në mëmorien time, krimi më i rëndë mjedisor i 30 viteve të fundit, më i rrezikshëm.
Ka 4 ditë e netë që digjen e digjen lëndë nga më të ndryshmet. Dhe keni parasysh, Elbasani ka një fatkeëqësi të madhe. Është luginë ku, e kursyer nga erërat, ku bloza dhe tymi mbeten për kohë mbi të.
Nuk ka një fjalë.
Natyrisht, ai e konstaton se, farsa elektorale e ka fundosur përfundimisht para shqiptarëve dhe ka frike e tmerr nga revolta e tyre, e cila do të vijë.

Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë.