Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare: E gjithë Shqipëria në Tiranë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë, më 28 mars, një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen sa më parë, ndërsa zbuloi dhe datën e protestës së ardhshme të opozitës.

“Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës. Nuk do gjesh paqe kurrë.”, tha kryedemokrati.

Mes të tjerash, ai ripërsëriti akuzat për korrupsion ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.