Sot jam para jush për të denoncuar përsëri projektin e quajtur Smart City, Qyteti i Mençur, të themi.
Së pari, si projekt ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari.
Në qoftë se një vit më parë u vendosën në të gjitha kompanitë e telefonave aparaturat e regjistrimit të plotë të internetit dhe telefonave të celularëve me pretekstin e ndërprerjes së TikTokut, tani me Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve shqiptarë, të çdo lëvizje të tyre.
Ky përbën asgjësimin e plotë të privacisë së tyre, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj të individit.
Lëvizjet e tij në çdo destinacion.
Vizitat e tij tek miqtë, tek të afërmit, tek shokët.
Privacinë e tij në lokale dhe kudo që shkon.
Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë, automjeteve të tyre, lëvizjeve të tyre.
Dhe në këtë aspekt, aq sa të dhënat e një individi janë private, ato bëhen shtetërore.
Aq sa të dhënat e një shoqërie janë shtetërore, ato eksportohen në duart e kujtdo.
Tani çdo organizatë kriminale nuk ka më nevojë përveçse të fusë kthetrat në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet për ta marrë peng, për ta vrarë, për ta ekzekutuar, etj, etj.













